Duxhak: Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është paralajmërim i madh, edhe mëtej duhet të jemi të kujdesshëm

TË FUNDIT

Numri i rritur i rasteve të personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut dhe shumë vende të tjera është paralajmërim i madh. Sjellja e përgjegjshme si kolektiv fillon me veprimin tonë individual duke ruajtur distancën fizike të rekomanduar, duke mbajtur maska ​​mbrojtëse dhe larje të shpeshtë të duarve ose dezinfektim. Është e nevojshme të qëndrojmë të kujdesshëm dhe të pranojmë që në muajt e ardhshëm ekziston një kërcënim i madh nga Kovid-19 në jetën dhe shoqëritë tona.

Këtë në deklaratë me shkrim e thekson koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rosana Duxhak, e cila thekson se lehtësimi i disa masave nuk do të thotë që ne nuk duhet të mbrohemi, por që duhet t’i përshtatim mënyrat ku jetojmë dhe punojmë – me kujdes, vendosmëri dhe përgjegjësi, duke treguar solidaritet me të tjerët. Ne kemi obligim absolut, thekson ajo, të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet, të cilat mundësojnë minimizimin e rreziqeve për bashkësitë tona dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë proaktive krizës, në mënyrë që të mos vendoset barrë shtesë mbi sistemin tashmë të ngarkuar të shëndetit publik.

Sipas saj, ndikimi i Kovid-19 është shkatërrues dhe na çojnë të mendomë për mënyrën në të cilën jetojmë.

“Sistemet e shëndetit publik janë të mbingarkuar gjatë muajve të fundit dhe është provë për aftësisë tonë individuale dhe kolektive për t’u përballur me situata të vështira. Lehtësimi i masave të vendosura në të gjithë Evropën dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë hapjen e kufijve, janë pranuar dhe ofrojnë një dozë qetësie, por në të njëjtën kohë imponon përgjegjësi të madhe për të zbatuar mësimet e dobishme që kemi mësuar gjatë disa muajve të fundit – si individualisht ashtu edhe kolektivisht”, thotë Duxhak.

Përforcimi i sektorit shëndetësor, theksoi ai, është një nga prioritetet kryesore në Maqedoninë e Veriut, i cili duhet t’i përqendrojë përpjekjet e tij dhe të investojë shumë në kujdesin shëndetësor për të rritur gatishmërinë dhe kapacitetet për t’u përgjigjur sepse jeta e njerëzve varet nga kjo. Ajo thekson se investimi në një sistem të kujdesit shëndetësor nuk ka të bëjë vetëm me pandeminë aktuale, është një nga mënyrat për të përmirësuar cilësinë e jetës në vend dhe të sigurojë një strategji për t’iu përgjigjur goditjeve të ngjashme në të ardhmen.

Krijimi i një sistemi të fortë për administrimin e informacioneve dhe realizimin dhe vlerësimin e dobësive dhe rreziqeve, rritjen e financave shëndetësore dhe përforcimin e kujdesit parësor shëndetësor”, thotë Duxhak, janë vetëm disa nga përparësitë kryesore afatmesme në rrugën drejt një sistemi të kujdesit shëndetësor më të fortë dhe kujdesit shëndetësor universal në Maqedoninë e Veriut.

“Kriza ka shërbyer si paralajmërim i madh për boshllëqet e sistemit dhe dobësitë, si dhe pabarazinë që ekziston në shoqëritë tona – midis gjinive dhe atyre që janë margjinalizuar ekonomik ose shoqërore. Me përhapjen e virusit, kemi parë një shkallë të rritur në mënyrë të papranueshme të dhunës në familje dhe abuzimit, keqpërdorimin e fëmijëve dhe diskriminimin në rritje në shoqëri, si në vend ashtu edhe në nivel global. Aftësia për t’u ballafaquar dhe zbutur është kryesisht e përcaktuar dhe përkeqësuar nga pabarazia ekzistuese, dhe ata që lihen pas janë shpesh goditja më e fortë”, tha Duxhak.

Potencoi se që të mundet tërësisht të kuptohet ndërlikueshmëria dhe serioziteti i ndikimit nga Kovid-19 do të nevojiten vite dhe vite për hulumtime dhe analiza, ndërsa mirëkuptimi dhe zbatimi me ndikimin nuk barazohet vetëm numërimin e atyre të cilët janë të infektuar apo i kanë humbur jetët.