Durmishi: Punohet për ngrirjen e çmimeve ose një marzhë deri në 15% të produkteve ushqimore bazë

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se grupi punues po punon për ngrirjen e çmimeve ose një marzhë prej 5, 10 ose 15 për qind, të disa produkteve bazë, përcjell TV21. Durmishi tha se, më së largu deri ditën e hënë do të kanë një metodologji konkrete që do të propozohet në Qeveri e më pas duhet zbatuar. Tutje, ministri tha se, bëhet fjalë për produkte ushqimore që qytetarët kanë më shumë nevojë në këtë periudhë.