Duke komentuar Zvicrën, komentuesi serb iu drejtohet lojtarëve me termin nënçmues “shiptari”

TË FUNDIT

Në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror kishte shumë ofendime ndaj lojtarëve me prejardhje shqiptare. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri vazhdimisht brohoriteshin nga tifozët serb, e përveç kësaj, pasi Serbia shënoi golin e dytë, trajneri Dragan Stojkoviq Piksi u pa qartë se si ofendoi duke sharë në gjuhën serbe. Ndërkaq, së fundi në rrjetet sociale qarkullon video ku shihet se si një komentues i sportit në televizion serb O2, duke komentuar ndeshjen përdor termin nënçmues “shiptari”, ndërsa më pas përmirëson veten duke thënë “zviceranët janë shumë të shpejtë”. Për më tepër ndiqni videon më poshtë.