Dua shënon një tjetër sukses me “Levitating”

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është ndër artistët që çdo herë ka bërë krenar të gjithë me arritjet e saj në botë.

Së fundmi, superhiti “Levitating” korri një tjetër sukses, duke u bërë kështu kënga e parë publikuar nga një femër artiste e cila qëndroi për 35 javë në top listën e dhjetë këngëve më të mira.

“E pabesueshme! Jam mirënjohëse që e kam bërë këtë kënëgë me njerëzit më të preferuar në planetin tokë @icoffeejr @sarahhudsonxx @the_koz – por, kjo këngë nuk do të ishte asgjë pa ju. Ju dua! 35 javë në top dhjetëshe”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit në Instagram.

Kujtojmë se, Dua është duke punuar në projektin më të ri, por jo këngë. Artistja ka nisur xhirimet e filmit “Argylle”, i cili shfaq Duan për herë të parë si aktore./21Media