Dua Lipa zbulon përbërësin e çuditshëm me të cilin kombinon akulloren e saj

TË FUNDIT

Dua Lipa ka publikuar pak ditë më parë  këngën e saj të re, ‘Houdini’, dhe ka nisur fushatën për ta promovuar, duke përfshirë edhe daljet në emisione radiofonike, në njërën prej të cilave ka treguar se si preferon ta shijojë akulloren e saj.

Kështu së fundmi ylli i famshëm ishte e ftuara e DJ Greg James dhe Radio 1 Breakfast Show.E pyetur për marrëdhënien e saj me akulloren, këngëtarja 28-vjeçare tha se e urren akulloren me çokollatë dhe versionin e saj italian, pra ‘gelaton’, por kur dëshiron të hajë akullore, zgjedh shijen e vaniljes dhe i hedh vaj ulliri dhe kripë deti mbi të.Ajo pohon se këtë kombinim të vaniljes, vajit të ullirit dhe kripës ia ka mësuar shumë njerëzve që tani e shijojnë akulloren e tyre njësoj si ajo.