Dua Lipa: Me zemër plotë them që Sunny Hill do mbahet në shtëpi

TË FUNDIT

Festivali Sunny Hill është vendosur të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.

Në Prishtinë, Sunny Hill rikthehet në datat e paracaktuara, përkatësisht 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërkaq në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Kësaj pa dyshim I është gëzuar edhe Dua Lipa.

“Me zemër plotë dhe të lumtur ndjej krenari t’iu them se është vendosur që festivali ynë, Sunny Hill të vazhdojë të mbahet në shtëpinë e tij më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe gjithashtu më 26, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, Shqipëri”, ka shkruar Lipa./21Media