Dua Lipa jep mesazhin e fortë në Tiranë: Duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve

TË FUNDIT

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa në një konferencë për mediat para koncertit që pritet të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Gjatë konferencës me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ajo tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet ofenduese dhe raciste nga sekretarja e Brendshme Britanike, Suella Braverman.

“Turi ka shku shumë mirë, 94 show bëhen sonte. Jam e emocionuar dhe mezi po pres me pa se çfarë do të ndodhë. Është një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndëshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, nga të gjitha racat. është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë, pak e nga pak. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo shtet ku mund të shkojmë, është shumë e rëndësishme të hiqen stigmat”, tha Dua.

“Periudhë pushimi nuk kam pas qysh 7 vjet, po mendoj që sonte që përfundon turneu, kam disa kohë intensive në studio me përfundu albumin e tretë. Unë jam çika babit ça me bo. Show është i njëjtë, atë që kam bërë përreth botës. Ka qenë me rëndësi që ne kemi kulturë tonën dhe ne si shqiptarë jemi krenarë, ne kemi të drejtën që duhet të krenohemi”, tha Dua.

Kujtojmë se Dua Lipa do të performojë sonte në sheshin e Tiranës “Skënderbej” për nder të Pavarësisë, duke shënuar kështu edhe përmbylljen e turneut të saj botëror.