Dua Lipa: Jam krenare me Blertën, “Zgjoi” histori që duhej të tregohej

TË FUNDIT

“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.

Me këtë rast Dua është shprehur krenare me punën e regjisores së “Zgjoi”, Blerta Basholli.

“Zgjoi’ një film që shfaq tregimin prekës të Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha. Një storje që duhej të tregohej. Jam shumë krenare me atë çfarë Blerta Basholli ka arritur, është thjeshtë një inspirim. Shpresoj që të shpërblehet me Oscar”, ka shkruar Dua në Instagram.

Gjatë ditës është publikuar një foto e Presidentës, Vjosa Osmani, artistës Dua Lipa, aktorës Yllka Gashi dhe regjisores Blerta Basholli./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK