Dry dhe gjoba për disa markete dhe importues! Rreth 70 subjekte kishin marzha të larta kundër Ligjit, 8 janë të mbyllur

TË FUNDIT

Tetë subjekte juridike prej të cilave tre importues më të mëdhenj të frutave dhe perimeve morën ndalesë për punë për 15 ditë dhe gjoba në para për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për përkufizim të marzhave bruto dhe çmimeve. Në këto 8 kompani, 3 janë markete më të vogla dhe një barnatore, thonë nga Inspektorati i Tregut duke shtuar se importuesit e frutave dhe perimeve kishin marzha tepër të larta.

“Tekstualisht, nga hyrja e një produkti në një pikë kufitare deri te rafti, mesatarisht të themi marzha bruto e përfitimit është 70%. Jam i vetëdijshëm se jemi treg i vogël, por 70% është tepër”, tha Vllatko Stojanovski – drejtor i Inspektoratit të Tregut.

Por gjatë kontrollit të ISHT-së te 356 tregtarë me pakicë dhe 64 tregtarë me shumicë ku janë përfshirë rreth 1000 objekte për shitje me pakicë dhe shumicë, tregtarë me shumicë dhe distributorë, u konstatua se ka mosrespektim të ligjeve për tregti dhe për mbrojtje të konsumatorëve te 36 subjekte juridike, ndërsa për 30 të tjerë janë duke u proceduar lëndët.

Vendimi i qeverisë përfshin përkufizim të marzhave bruto të përfitimit. Sipas vendimit, produktet bazë si qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji gatimi dhe kosi janë me marzhë të kufizuar për 5%. Mishi dhe produktet e mishit, sheqeri, bulmeti, margarina, perimet dhe frutat e konservuara, fasulja, orizi, pastat, janë me marzhë të kufizuar për 10%, ndërsa frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnjat, pelenat, sapunët, letra tualeti me marzhë prej 15%. Ky vendim vlen për mbi 1000 produkte dhe do të zgjasë deri më 30 prill 2025. Qëllimi është që të ulen çmimet e produkteve bazë për rreth 10%.