DRUAN SE DO TË RRËZOHET ÇATIA E SHTËPISË, VENÇOJA NGA MIRAVCI, I VETËM, NË KUSHTE TË MJERUESHME

TË FUNDIT

Venço Rujkov është nga fshati Miravci i Gjevgjelisë. Jeton i vetëm dhe në kushte të mjerueshme. Çatia e shtëpisë së vjetër është e çarë dhe mund të rrëzohet nga çasti në çast. Shtëpia e tij nuk ka as banjo. Ai lahet në oborr, ku me disa kova nxeh ujë në diell. Vençoja thotë se kërkon punë, por nuk mund ta gjejë për shkak të problemeve shëndetësore.

“12 vjetet e fundit jetoj i vetëm, Kam jetuar me prindërit e mi ku edhe ato ishin të sëmurë dhe shumë vështirë e kishim të kalojmë muajin me kushtet tona. Siç ju thash më herët i kishim edhe dhenë, traktor krejt i kemi shitur që të shërohen”, tha Venço Rujkov, banor i  fshatit Miravc.

Për fatin e keq që është i varfër dhe jeton në kushte të këqija, ai ka mbetur edhe i pamartuar. Shpeshherë ka mendur të ikë nga vendi, sepse siç thotë, këtu nuk mund të përfitojë as për terapinë të cilën e merr rregullisht.

“Shumë rëndë, çdo dit kur zgjohem mendoj se si do të mbijetojë ditën. Kur kamë mundur kamë punuar edhe tani pak aktivizohem se po ndjehem më mirë”, u shpreh banori nga fshati Miravc, Venço Rujkov.

Motra e tij i ndihmon me ushqim. Venço, muajin e kalon me vetëm 5 mijë denarë ndihmë sociale. Me këto të ardhura mujore, shpeshherë më zë gjumi me barkun bosh, ankohet Vençoja.

Ai kërkon nga njerëzit humanë që t’i ndihmojnë për ta rindërtuar shtëpinë dhe të gjejë ndonjë punë, që së paku të mund ta sigurojë kafshatën e gojës.

Përgatiti: Afrim Jonuzi