Druajtje në Greqi për shkak rritjes të numrit të infektuarve me Covid-19, Janina dhe Seres në mini karantinë

TË FUNDIT

Për shkak të pasqyrës së keqe epidemiologjike, qytetet greke Janina dhe Seres janë në fazën e kuqe (rrezik i shtuar) dmth në mini karantinë, dhe pas regjistrimit të djeshëm të 1,547 rasteve rekord të Kovid-19 në Greqi, ekziston druajtje dhe nuk përjashtohet mundësia e kufizimeve shtesë, veçanërisht në Selanik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në Janinë dhe Seres, përveç orës policore nga 30 minuta pas mesnate deri në orën pesë, që është në fuqi për zonat në fazën e portokalltë dhe të kuqe, kafenetë, restorantet, kinematë, teatrot, gjykatat, vendet arkeologjike dhe muzetë, qendrat e palestrave dhe dyqanet mbeten të hapura.

Pas rekordit të djeshëm të 1,547 rasteve të reja, Komision i epidemiologëve nga Ministria greke e Shëndetësisë mbajti takim urgjent mbrëmë për të shqyrtuar situatën, ndërsa kryetari i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, Panajiotis Arkoumaneas, është sot në Selanik për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja.

Epidemiologët grekë nuk përjashtojnë mundësinë që numri i rasteve të reja të rritet në ditët në vijim, por theksojnë nevojën për të vendosur masa të reja.

Situata me koronavirusin në Greqi pritet të shqyrtohet edhe në seancën e sotme qeveritare.