Dronit ​​Bayraktar Akinci thyen rekordin e lartësisë

TË FUNDIT

Droni turk Bayraktar AKINCI B, i pajisur me dy motorë me 750 kuajfuqi, edhe një herë theu rekordin e vet të fluturimit dhe konfirmoi projektin e suksesshëm AKINCI të udhëhequr nga Baykar nën kujdesin e Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës Turke, raporton Anadolu.

Kompania Baykar bëri të ditur se droni Bayraktar AKINCI B theu rekordin e tij të lartësisë së fluturimit për herë të tretë dhe se ky sukses u arrit gjatë testeve të qëndrueshmërisë, lartësisë dhe shpejtësisë të kryera më 21 qershor në prani të delegacioneve nga Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë dhe Komanda e Forcave Ajrore Turke e cila pret të marrin dronë të tillë.

Testimi është kryer në Qendrën e Fluturimit, Trajnimit dhe Testimit të Aeroportit Corlu ndërsa Bayraktar AKINCI B kreu një fluturim prej 20 orë e 23 minuta, duke arritur një lartësi rekord prej 13.716 metra.