Droni ndërpret 18 minuta ndeshjen e Premier League

TË FUNDIT

Një ngjarje aspak e zakontë ndërpreu për 18 minuta ndeshjen e futbollit të Premier League mes Brentford dhe Wolves, pasi një dron i paidentifikuar fluturoi mbi fushën e lojës.

Ndeshja ishte ndërprerë dhe më herët për minuta të tëra pas përplasjes kokë më kokë të Rico Henry dhe Mathias Jensen.

Por në minutën e 33 një dron i vogël u shfaq mbi kokat e lojëtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes.

Rregullat e Premier League parashikojnë se nëse një dron i paautorizuar shfaqet në stadium gjatë një ndeshjeje, lojtarët duhet të largohen menjëherë nga fusha për motive sigurie.