Dronët formuan mbishkrimin “Olluja” dhe flamurin kroat në koncertin e Marko Perkoviq-Thompson

TË FUNDIT

Marko Perkoviq-Thompson sonte shkroi histori, në koncertin që po mbahet në në Hipodromin e Zagrebit. Për këtë koncert janë shitur mbi 450,000 bileta, që sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për koncertin më të madh në historinë e Kroacisë së pavarur.

Gjatë këngës “Oluja”, u dëgjuan fjalët e Franjo Tuxhmanit, me të cilën kjo këngë nis dhe përfundon, ndërsa gjatë interpretimit, u shfaqën dronë mbi Hipodrom, kësaj here duke formuar mbishkrimin “Olluja”. Më pas ata formuan flamurin kroat të ngulur mbi një kala dhe në fund flamurin e madh kroat.

“Na tundnin dorën dhe na detyronin të pranonim Z-4, një republikë serbe, nga Zara dhe Knini deri 28 kilometra nga Zagrebi, me ushtri serbe, valutë serbe, president serb – këtë e donin, që të mos kishte Kroaci të pavarur ose që të na detyronin të ktheheshim në atë Jugosllavi fatkeqe nga e cila mezi shpëtuam”, është një pjesë e fjalimit të mbajtur në stadiumin e NK Dinarës në Knin, më 5 gusht 1996, që u dëgjua në Hipodrom.

Ndryshe, operacioni “Olluja” ishte një ofensivë ushtarake e Ushtrisë Kroate e zhvilluar nga 4 deri më 7 gusht 1995, me qëllim rikthimin e territorit të pushtuar nga serbët. Rezultoi me fitoren e Kroacisë dhe rikuperimin e mbi 10,000 km² tokë. Pasojë e operacionit ishte largimi masiv i rreth 200,000 serbëve nga Kroacia. Ngjarja konsiderohet si vendimtare për përfundimin e luftës dhe përmbylljen e projektit të pavarësisë kroate. Për Kroacinë është një ditë kombëtare krenarie, ndërsa për serbët një ditë zie.