Lideri i Lëvizjes qytetare malazeze, URA dhe kandidat për ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re malazeze, Dritan Abazoviq, njoftoi se është pozitiv në koronavirus.
“Pas testimit rezultoi se jam pozitiv koronavirusin”, shkroi Abazoviq në Tuiter.
Ai në tuitin shtoi se ndihej mirë, se është në vetizolim dhe shpreson që së shpejti do të mund të kthehej në detyrat e tij të rregullta.
“Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskë dhe qëndroni në distancë”, shkroi lideri i URA-s, një nga tre grupacionet që fituan në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe janë pjesë e koalicionit të ri qeveritar malazez. ls/fab
