Kampioni i Kosovës, Drita luan sonte ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club D’Escaldes, ku vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë pas 90 minutave i siguron një vend në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Prishtinë, gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra që triumfon në ndeshjen e kthimit do të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00, në Andorra, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për një duel që pritet të vendoset deri në detajet e fundit.
