“Danella nuk di kufijtë e kompetencave të saj”/ “Analfabet funksional, Drislla është nën kompetencë të Shkupit”

TË FUNDIT

Tju tregoj bashkëqytetarëve të mi se për këtë dënim nuk do të jepet as një denarë nga buxheti i tyre.

Kështu u shpreh Orce Gjorgjievski për dënimin prej rreth 90 mijë euro që ai pretendon se Qyteti i Shkupit ia ka shqiptuar komunës që ai udhëheq, gjegjësisht Kisella Vodës. Edhe pse nuk ka marrë zyrtarisht njoftim, ai thotë se burime brenda Qytetit të Shkupit i kanë treguar për dënimin në fjalë, ndërsa akuzon se nuk ka bazë juridike për një gjë të tillë sepse bëhet fjalë për territor jashtë kompetencave të Qytetit të Shkupit.

“Tani inspektorët do të duhet të vërtetojnë në Gjykatë se kush i ka detyruar të shqiptojnë dënim në territor që nuk është  kompetencë e tyre. Unë sërish do të them a do të thotë kjo se nesër në mëngjes Arsovska do të hyjë në film se është ministre e brendshme dhe do të dënojë dikë në rrugë për tejkalim shpejtësie apo të arrestojë dikë, kështu  i bie kjo punë.”- deklaroi Orce Gjorgjeievski – Kryetar i Komunës së Kisella Vodës.

Nga ana tjetër nga Qyteti i Shkupit thonë krejtësisht të kundërtën, se Drislla është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të  Qytetit të Shkupit ndërsa kryetarin e Kisella Vodës e quajnë analfabet funksional i cili sipas tyre nuk ka as kulturë bazë të sjelljes.

Prona e parcelës së NP “Drislla” është në pronësi dhe e themeluar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të Qytetit të Shkupit. Prandaj, si rrjedhojë  i ashtuquajturi “Ekipi juridik” i Gjorgjievskit është dukshëm më pak i edukuar për problemin për të cilin është këshilluar kryetari i komunës. Ndërsa problemi i tij është se ai ka pranuar një sugjerim të tillë.” – Qyteti i Shkupit.

Për mosveprimin adekuat të Qytetit të Shkupit dhe NP Higjiena Komunale, kryetari i Kisella Vodës paralajmëroi padi penale.

Përndryshe, pas mos funksionimit të NP Higjiena Komunale për disa ditë me radhë për shkak të grevës së punëtorëve në komunat e Shkupit u krijua kaos e si pasojë disa kryetarë komunash ndërmorën iniciativë për të pastruar komunat e tyre vetë.