Drejtuesit e kompanive Facebook, Apple, Amazon dhe Google në seancë dëgjimore para kongresmenëve amerikanë

TË FUNDIT

Drejtuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë Facebook, Apple, Amazon dhe Google, sot do të marrin pjesë në seancën dëgjimore para kongresmenëve amerikanë, të cilët do të përpiqen të konfirmojnë fuqinë e tyre të tregut.

Katër menaxherët kryesorë të këtyre gjigantëve do t’u përgjigjen pyetjeve të kongresmenëve përmes video-lidhjes për biznesin e tyre, monopolin dhe konkurrencën jolojale.

Kështu, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do të duhet të justifikojë veten për faktin se me marrjen e Instagram-it dhe Whatsapp-it, Facebook-u i tij është bërë tepër dominant në fushën e rrjeteve sociale.

Drejtori i përgjithshëm i Apple, Tim Kuk do të duhet të shpjegojë se pse Apple duhet të marrë 15 deri 30 për qind të çdo shitje të re të aplikacionit të telefonisë celulare, drejtori i përgjithshëm i Googl, Sundar Piçai për të shpjeguar monopolin e kërkimit në internet të kompanisë së tij, ndërsa pronari i Amazonit, Xhef Bezos për të shpjeguar fushën e shitjes në internet./MIA