Drejtori ekzekutiv i “Tik-Tok” dha dorëheqje

TË FUNDIT

Drejtori ekzekutiv i “Tik-Tok”, Kevin Mejer dha dorëheqje, ndërsa përkohësisht do të zëvendësohet  nga drejtoresha  ekzekutive Vanesa Papas.

Kjo ndodh disa ditë prejse “Tok-Tok” e ka paditur Administratën e presidentit Donald Tramp për vendimin e  pamundësimit të punës  së këtij aplikacioni të popullarizuar në SHBA.

“Në javët e fundit ndodhën ndryshime drastike në skenën politike dhe prejse kam analizuar se ç’farë ndryshime strukturore kompania duhet të durojë,  dhe çka do të thotë  për rolin e saj global, vendosa, me zemër të thyer, ta  braktis atë”, arsyetoi Mejer.

Aplikacioni i cili është në pronësi të internet kompanisë kineze “Bajt-Dens”, mori urdhëresë nga Shtëpia e bardhë  ta shesë pjesën e saj amerikane deri kah mesi i shtatorit. Presidenti Tramp dhe përfaqësues tjerë zyrtar të Shtëpisë së bardhë  në disa kthime thanë se “Tik-Tok” paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së për shkak të pronësisë kineze.

Tramp nënshkruajti urdhër ekzekutiv më 6 gusht e cila do ta ndalonte Tik-Tokun nëse Bajt-Dens nuk e shet pjesën amerikane  në afat prej 45 ditëve. Një javë më vonë, për kompaninë ishin dhënë 90 ditë për të lidhur marrëveshje të tillë.

Reagimet e Shtëpisë së bardhë e detyruan Bajt-Densin dhe Tik-Tokun të kërkojnë blerës. Majkrosoft, Orakl dhe ofrues tjerë  bisedojnë për marrëveshje potenciale, ndërsa çmimi lëviz prej 20 deri në 50 miliard dollarë. Megjithatë, sipas Tik-Tok, marrëveshja për një kohë aq të shkurtër  është pak e besueshme që mund të ndodh.

Pastaj të hënën ka vijuar padia kundër Administratës së Trampit. Kompania i akuzon  autoritetet amerikane për pamundësimin e procedurës së rregullt për shitje me detyrim përmes urdhërit ekzekutiv.