Drejtoresha e shkarkuar, nuk lëshon zyrën!

TË FUNDIT

Kaos në shkollën fillore ‘11 Tetori’, në komunën Qendër. Drejtoresha e deritanishme Daniella Kostadinova refuzoi të dalë nga zyra edhe pse këshilli i prindërve në bashkëpunim me komunën dhe institucionet përkatëse, kanë vendosur për emërimin e një drejtor të ri në këtë shkollë. Kostadinova vazhdon të shkojë në zyrë e shoqëruar nga dy policë. Ajo deklaroi se shkarkimi i saj nga posti është jo legjitim.

Me vendim jo legjitim nga kryetari i komunës, jam shkarkuar prej funksionit drejtor, me arësyetimin se i kam lënë pas dore detyrat ligjore. Dërgova ankesë  kundër këtij vendimi deri te Komisioni shtetëror për vendim-marrje me procedurë administrative, me çka vendimi për shkarkimin tim nga ky post u anulua. Zhernovski nuk e respekton ligjin dhe rregullat dhe udhëheq politikë ditore, tha drejtoresha e deritanishme e shkolles Daniella Kostadinova.

Situata u tensionua kur dhjetëra prindër hynë në zyrë. Prindërit e akuzuan drejtoreshën se nuk kujdeset për fëmijët e tyre por se e ka shndërruar shkollën institucion politik.

Ju duhet të kuptoni një gjë se shkolla është institucion arsimor, ku fëmijët duhet t’i mësojë dhe t’i ruajnë. Ky nuk është institucion partiak. Fëmijët tanë nuk janë molla të kalbura; do të përgjigjeni për këtë.

Higjiena në zero, tualete që nuk funksionojnë, fekale, çezme që nuk funksionojnë, kutërbon erë  për një kohë të gjatë, që fëmijët e thithin qe 2 vjet. (11:40-50) Ne tërsisht jemi të injoruar, nuk jemi të informuar as me shkrim, as me telefon as në e-mail, se përse nuk mblidhet këshilli i prindërve. Si rezultat i kësaj, është ky reagim.

Drejtori i ri, Vasko Llazarevski thotë se këshilli i prindërve e ka zgjedhur atë për drejtor të kësaj shkolle.

Para të gjithë arsimtarëve u sqaruan ngjarjet rreth dy drejtorëve. E shkarkuara Daniella Kostadinova dhe unë si drejtor i ri i emëruar nga Komuna Qendër. U konfirmua nga këshilli i arsimtarëve se për momentin unë jam drejtor valid deri sa të mbarojë procedura e shkarkimit të drejtoreshës Daniella Kostadinova, theksoi drejtori i ri i shkolles, Vasko Llazarevski.

Autoritetet e komunës Qendër bëjnë me dije se do të ngrejë procedurë ligjore kundër vendimit të Regjistrit qendror dhe Komisioni  Shtetëror, në lidhje me shkarkimin e drejtoreshës.