Drejtësia pret që Gjykata të vendosë për Ramadanin, Sveçla: Nuk do të lejojmë që Serbia të na vështirësojë lëvizjen e lirë

TË FUNDIT

Në këtë fazë të procedurës, Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca për ekstradimin e mundshëm në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili u arrestua gjatë hyrjes në Maqedoni të Veriut. Ministri i drejtësisë, Igor Fillkov, sqaron se për momentin kanë marrë vetëm njoftim nga policia se Ramadani është arrestuar, por presin vendim nga gjykata. Ramadani vazhdon të jetë në paraburgim ekstradues dhe gjykata duhet të vendos nëse janë plotësuar kushtet për ekstradim, e më pas çështja të përfundojë në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë, ministri Fillkov është pyetur se pse pikërisht tani ka vendosur që të kërkojë sërish nga Prishtina ekstradimin e të dënuarve për rastin “Monstra”, pasi që kjo masë vjen vetëm pak ditë pas kërkesës së Beogradit për ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Maqedonia. Filkov u përgjigj shkurt:

Ministri për punë të brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili është në vizitë në vend, tha se nuk beson se janë të lidhura kërkesat për ekstradim për këto dy raste.

Sveçla pas takimit me ministrin Pançe Toshkpvski, nga Shkupi porositi se Maqedonia dhe Kosova janë vende fqinje dhe miqësore, dhe janë të gatshme që të bisedojnë dhe të punojnë, mes tjerash, edhe për rastin me Blerim Ramadanin.

Para pak kohësh ministri serb për punë të brendshme, Ivica Daçiq, tha se Serbia pret nga Maqedonia që të ekstradojë Ramadanin, por shtoi se megjithatë kjo është çështje e brendshme e vendit. Policia e arrestoi Ramadanin më 18 korrik në pikën kufitare Jazhincë me kërkesë të Interpolit serb.