“Dramë” që në orët e para të mëngjesit?! Bastiset shtëpia e deputetit të VMRO-së, Policia Financiare e demanton!

TË FUNDIT

Policia Financiare ka bastisur shtëpinë e deputetit të VMRO-DPMNE-së Jovan Jaullevskit.

Ai përmes një statsusi në facebook njoftoi se shtëpia e tij është bastisur dhe aktin e cilëson si presion, pasi hyrja e policisë në shtëpinë e tij ndodhi pikërisht në ditën kur votohet për mosbesim të Qeverisë.

 “Nuk ju kemi frik, sot regjimi hibrid do të përfundojë! Nga ora 5:30  e mëngjesit deri në këtë moment Policia Financiare më ka bastisur shtëpinë dhe e ka kontrolluar”, tha Jovan Jaullevski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Reaguan edhe nga partia e deputetit në fjalë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski këtë veprim të Policisë Financiare e quan brutalitet policorë dhe regjim të Zoran Zaevit.

 “Policia financiare, ka hyrë në shtëpinë e prindërve të Jovan Jauleski, shtëpi në të cilën edhe ai po banon në orën 5 të mëngjesit për të kryer bastisje, i shqetëson, jua merr telefonat dhe çfarë tjetër jo, presion, brutalitet policorë,  urdhra gjyqësorë politik të porositura për shtëpinë e deputetit, pikërisht në ditën kur votohet mosbesimi i qeverisë së këtij regjimi të Zoran Zaevit”, u shpreh Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Por nga Policia Financiare demantojnë dhe hedhin poshtë  informacionet se është bastisur shtëpia e deputetit për qëllime politike. Nga atje thonë se aksioni i sotëm i referohet procedurave para hetimore për persona të punësuar në EVN ELEKTRANAT E MAQEDONISË dhe EVN MAQEDONI.

 “Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Shkup ka kryer kontroll në kudër të procedurës parahetimore, pas njohurive për transaksione të dyshimta të parave mes EVN Elektranat e Maqedonisë DOOEL-Shkup dhe më tepër personave fizik. Në kuadër të procedurës parahetimore, dhe pasi ishin parashikuar më parë urdhrat nga gjykatat kompetente    gjatë ditës së sotme është kryer bastisje tek më shumë persona fizik në territorin e Qytetit të Shkupit dhe Dellçevës” ndër të cilët të punësuar në EVN ELEKTRANAT E MAQEDONISË DOOEL Shkup dhe EVN MAQEDONIA SHA Shkup, me qëllim të gjetjes së dëshmive për sjelljen efektive të procedurën para hetimore dhe vërtetimin e shkaqeve të dyshimit për kryerjen veprës”, thonë nga Policia Financiare.

Ndërkaq nga kabineti i zv/kryetarit Ljupco Nikollovski për TV21 bëjnë të ditur se para një muaji deri tek ata ka arritur kjo parashtresë e dyshimtë ku bëhet fjalë për ri-shitje të tokës përmes transaksioneve të dyshimtae cila më pas është dorëzuar deri tek Policia Financiare për veprime të mëtutjeshme.

 “Muajin e kaluar në kabinetin tim arriti parashtresë nga komuna e Dellçevës për bartje të dyshimtë të pronës së patundshme. Bëhet fjalë për ri-shitje të tokës përmes transaksioneve të dyshimta të mjeteve financiare mes EVN Termocentralet e Maqedonisë SHPKNJP Shkup dhe më shumë personave fizik. Parashtresa u shqyrtua në mënyrë të detajuar, gjatë materialeve të dorëzuara u tregua ekzistimi i indiceve për larje joligjore të shumave milionëshe nga grupet e organizuara. Me qëllim të veprimit të mëtejshëm, materiali i plotë që ka arritur në kabinetin tim menjëherë është dorëzuar në institucionet kompetente, në këtë rast në Drejtorinë e policisë financiare”, potencoi Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër për Luftën kundër Korrupsionit.

Në bazë të njoftimi të Policisë Financiare siç duke cak i bastisjes së sotme ishte edhe babai i deputetit dhe disa personave të tjerë të cilët punojnë në EVN Elektranat e Maqedonisë dhe e gjithë kjo është bërë për zbardhjen e transaksioneve  të dyshimta të parave mes EVN Elektranat e Maqedonisë DOOEL-Shkup dhe disa personave fizik.