Drama pengmarrëse që ndodhi në bankën BRED në Le Avër-Normandi përfundoi pa të lënduar dhe me arrestimin e personit të dyshuar për sulmin.
Drama pengmarrëse zgjati afër 6 orë. Njëherit një person i armatosur ka hyrë në bankë, e cila ndodhet në qendër të La Avrit dhe ka marrë peng gjashtë persona. Pesë persona u liruan, ndërsa njëri arriti të ikë. Nuk ka të lënduar. Grabitësi përfundimisht është arrestuar rreth orës 22.50. Nuk ka pasur këmbim të zjarrit dhe askush nuk është lënduar.
“Pengjet janë liruar të sigurt dhe të shëndoshë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Zherald Darmanan.
I dyshuari ka pasur dy kërkesa, i cili drejtpërdrejt ua ka transmetuar mediave: “lironi fëmijët palestinezë të burgosur padrejtësisht në Izrael” dhe qasjen e palestinezëve nën 40 vjet deri te esplanada e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem./MIA
