Draft-ligji i ri për punë të jashtme publikisht i qasshëm në RENR

TË FUNDIT

Draft-ligji i ri për punë të jashtme prej sot  publikisht është i qasshëm  në Regjistrin Elektronik Nacional të Rregulloreve – RENR, informon Ministria e Punëve të Jashtme.

MPJ potencon se  do t’i çmojë të gjitha mendimet dhe vërejtjet, të cilat janë të mirëseardhura, duke shprehur pritje të tekstit final të përgjigjet në sfidat e prioriteteve të jashtme-politike të vendit.

Në lidhje me shpalljen e draft-ligjit të RENR, në Fejsbuk  u prononcua edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Kaluam proces  intensiv të punës, konsultime të vëllimshme dhe qasje serioze gjatë krijimit të draft-ligjit të ri për Punë të Jashtme. U bëj thirrje ta shqyrtoni, lexoni dhe analizoni, me qëllim të vendimit ligjor ende  më cilësor”, citoi Osmani në publikim.