DPMNE: Në kohë krize qeveria blen fruta deti! Përgjigjet Qeveria: Pohime të pavërteta, gjithçka është transparente

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE ka akuzuar Qeverinë se në kohë krize me pandeminë, po harxhon para kot dhe po blenë produkte që nuk janë të nevojshme. Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, duke u thirrur në një dokument nga Byroja për prokurime publike, pohon se Qeveria ka blerë qindra kilogram fruta deti si gaforre, kallamari e oktapod.

-Në vend se të blihen respiratore, mjete mbrojtëse ose t’ju ndahen bonuse punonjësve shëndetësor, pushteti gostitë me para të popullit, tha Janushev.

Ndërkohë Qeveria ka reaguar duke pohuar se të thënat e VMRO-DPMNE-së janë të pavërteta, selektive dhe tendecioze, me qëllim që të krijohet pasqyrë e rreme për shpenzimet e intstitucioneve shtetërore. Nga Qeveria shtojnë se pagesa e sasive të blera paguhet me radhë dhe ajo që nuk shpenzohet nuk paguhet.

-Në emër të informacionit të saktë dhe në kohë, ne informojmë qytetarët se furnizimet publike të produkteve për shërbime hotelierike janë të rregullta, planifikohen dhe zbatohen çdo vit, plotësisht transparent dhe në përputhje me të gjitha procedurat e prokurimit publik, thonë nga Qeveria.

Me blerjet ushqimore shërbehet Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca dhe institucionet tjera shtetërore, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e huaj të delegacioneve zyrtare.