Mëngjese më të ftohta dhe temperaturë më të lartë ditore, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për periudhën që vijon.

“Nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, do të vijojë periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese më të ftohta, ndërsa temperatura ditore do të rritet, veçanërisht gjatë fundjavës. Në mëngjes, do të ketë kushte për mjegull në disa lugina dhe lugina lumenjsh”, bënë të ditur nga DPHM.
