Numri i minatorëve të vdekur në rrëshqitjen e dheut për zhadë në veri të Mianmarit është rritur në 110, deklaroi një deputet, njofton DPA.
BBC paraprakisht njoftoi për 50 minatorë të vdekur, duke supozuar se ka më shumë viktima, por se ata janë të bllokuar.
Rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme.
Mianmari konsiderohet si një prej burimeve më të mëdha të zhadës në botë, por në minierat shpesh vjen deri në raste të fatkeqësive./MIA
