Dosjet për veprat penale lëshohen në formë elektronike

TË FUNDIT

Filloi të funksionojë sistemi pa sportel për marrjen e dokumentit për mosndëshkim. Qytetarët këtë dokument mund ta marrin me aplikim përmes  celularëve të tyre ose kompjuterëve. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq i cili sot qëndron në “Tekstilijadën” e pestë në Shtip thotë se tashmë kanë qindra kërkesë  nëpër gjykatat e shtetit.

“Në ditët e para procesi rrjedh shkëlqyeshëm dhe ato do të jepen në atë mënyrë. Sistemi është i ri, nëse ka ndonjë pengesë në vetë fillimin. Por, tani për tani edhe azhurnimi i të dhënave në Gjykatën Supreme, e cila mbledh  përmes sistemit AKMIS dhe dhënies së këtyre vërtetimeve shkon pa problem. Sipas informatave qytetarët tashmë e shfrytëzojnë  këtë shërbim dhe sistemi funksionon shkëlqyeshëm. Qytetarët, në mënyrë elektronike, në mënyrë moderne i marrin këto vërtetime, gjegjësisht vërtetimet për mosndëshkim. Bëhet fjalë për sistem tërësisht të ri, por e rëndësishme është se gjithçka zhvillohet  në rendin më të mirë”, deklaroi Mariçiq.

Informoi se ky shërbim është vetëm njëra nga disa të tjera të cilat tërësisht do të digjitalizohen. Së shpejti do të mundet  në mënyrë elektronike të merren edhe çertifikatat e dosjeve penale, ndërsa punohet edhe në shërbimin e tretë, gjegjësisht dhënie digjitale  të vërtetimeve se kundër personit  nuk ka sanksion – ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës. Tërë procesi i digjitalizimit të gjyqësisë  të cilin e udhëheq Ministria e Drejtësisë, parashikon vendosje të teknologjisë informatike të të gjitha 34 gjykatave në vend dhe  pothuajse në 200 salla të gjykatave.