Dortmundi siguron finalen pas penalltive

TË FUNDIT

Borussia Dortmund është finalisti i parë në Kupën e Gjermanisë, pasi e mposhti Bayern Munchenin, pas ekzekutimit të penalltive 0-2.

Loja e rregull përfundoi 1-1. Fillimisht për Bayernin shënoi Robert Lewandowski në minutën e 30, kurse për Dortmundin barazoi në minutën e 75, Pierre-Emerick Aubameyang. Në dy vazhdimet nga 15 minuta nuk pati gola, kurse skuadrat shkuan në penallti ku më e suksese doli skuadra e Jurgen Klopp (0-2).

Finalisti tjetër mësohet nesër nga çifti Arminia Bielefeld-Wolfsburg.