Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si ‘Noizy’ është futur në kërkim policor qe disa ditë nga organet e rendit në Kosovë, por ende nuk është kapur.
Shteti dështoi ta vë para drejtësisë reperin, i cili vazhdoi performancat në kryeqytet dhe shpëtoi nga prangat e Policisë. Sonte, ai ishte paraparë që të përformojë në një diskotekë në Gjilan, por kjo është anuluar.
Të paktën kështu ka paralajmëruar reperi. “Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, shkruan Noizy.
Duket se ai nuk do të përsëris gënjeshtrën që bëri për performancen e tij në diskotekën “Venum” në Prishtinë.

