Dorëzohen 21 trupat e të vrarëve të Çikatovës

TË FUNDIT

Sot në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të bëhet dorëzimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999.

Këta trupa janë identifikuar nga varreza masive e Rudnicës në Rashkë të Serbisë.

Dorëzimi i këtyre trupave do të bëhet nga ora 10 ndërsa varrimi i tyre do të bëhet më 17 prill në orën 12 në Çikatovë e vjetër.

Disa ditë më herët janë rivarrosur 28 trupa nga fshati Rrezallë të cilët po ashtu janë gjentur në varrezën e Rudnicës