Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë

Must Read

Austria blen 18 helikopterë italianë

Ministria austriake e Mbrojtjes mori vendim që të furnizojë 18 helikopterë nga Italia për nevojat e armatës,...

Shumë lumenj nën mesataren për muajin shtator

Shumica e lumenjve në vend tek të cilët sot janë kryer matje hodrologjike, tregojnë ulje të niveleve...

Gjobiten 679 persona për mos mbajtjen e maskave

Policia ka gjobitur 679 qytetarë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e vendit, në lidhje me...
- Advertisement -

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, Kellyanne Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.

- Advertisement -

Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike, transmeton tv21.tv.

Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.

- Advertisement -

Zonja Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.

Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016.

- Advertisement -

Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.

“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo./21Media

- Advertisement -

Austria blen 18 helikopterë italianë

Ministria austriake e Mbrojtjes mori vendim që të furnizojë 18 helikopterë nga Italia për nevojat e armatës, transmetojnë mediat lokale.

Shumë lumenj nën mesataren për muajin shtator

Shumica e lumenjve në vend tek të cilët sot janë kryer matje hodrologjike, tregojnë ulje të niveleve nën mesataren për muajin shtator.

Gjobiten 679 persona për mos mbajtjen e maskave

Policia ka gjobitur 679 qytetarë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e vendit, në lidhje me masën për mos mbajtjen e...

Qeveria britanike mohoi se kryeministri Xhonson javën e kaluar ishte në Itali

Qeveria britanike sot i mohoi informacionet në disa media se kryeministri Boris Xhonson javën e kaluar ishte në Itali, duke bërë të...

Tre vende kërkojnë nga BE-ja ndihmë ekonomike për Bjellorusinë

Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë do të kërkojnë nga liderët e Bashkimit Evropian të ofrojnë pako të përkrahjes për Bjellorusinë në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -