Dorëheqja e presidentit bullgar Rumen Radev është dorëzuar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të shprehet për pranimin e saj, përcjell TV21. Radev dje njoftoi publikisht se po tërhiqet nga funksioni presidencial, pas së cilës dorëheqja u depozitua formalisht në Gjykatën Kushtetuese.
Nga kabineti i presidentit bëjnë të ditur se Radev pret veprimin institucional dhe vendimin përfundimtar të gjykatës. Deri në shpalljen e qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk dihet saktësisht se kur do të hyjë në fuqi dorëheqja dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm kushtetues.
