Donacion prej 500.000 mijë dollarë nga qeveria e ShBA-ve

TË FUNDIT

Qeveria amerikane po e mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën kundër koronavirusit, ndërsa sot UNICEF-it i janë dhuruar mjete në vlerë prej 500 mijë dollarë, përmes të cilave do të rritet furnizimi me preparate të higjienës si dhe për forcimin e komunikimit që sjellë parandalimin e përhapjes së virusit.

Shtetet e Bashkuara përmes donacionit të USAID-it në vlerë 1.1 milion dollarë amerikan janë duke kontribuar në luftën e Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19. Prej shumës së përgjithshme 500 mijë dollarë amerikan janë të destinuara për përkrahje të Fondit për Fëmijë të Kombëve të Bashkuara (UNICEF) në angazhimin e tyre për ndalimin e transmetimit të mëtutjeshëm të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut dhe zvogëlimin e ndikimit të pandemisë tek familjet dhe fëmijët me theks tek ato më në nevojë.

Donacioni do të shfrytëzohet për fuqizimin e komunikimit për rreziqet e pandemisë dhe përfshirjes së komunitetit në luftimin e saj, duke përfshirë porosi të posaçme të dizajnuara sipas moshës dhe gjinisë, me udhezime se si të parandalohet përhapja e COVID-19, porosi për përkrahje psikologjike dhe porosi udhëzuese për prindërit dhe të kujdestarëve të
fëmijëve.

Në ceremoninë e dhurimit të pakove për mirëmbajtjen e higjienës, siç bëhet e ditur nga Amabsada e SHBA-ve në Shkup, morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kejt Bërns, përfaqësuesja e UNICEF Maqedoni Patrisia Di Xhovani si dhe Sekretarja Gjenerale e Kryqit të Kuq të Shkupit Suzana Paunovska.

Në fjalën e saj Ambasadorja Bërns theksoi se SHBA-të janë krenarë që punojnë me UNICEF, një organizatë e cila gjithmonë ka mbajtur vëmendjen e saj tek më të margjinalizuarit dhe më të prekurit në shoqëri.

“I bashkohem UNICEF-it në nderimin e Kryqit të Kuq dhe ekipit të tij të mrekullueshëm të vullnetarëve që janë duke punuar me vetëmohim për të ndihmuar komunitetet këtu në përballjen e tyre  me pandeminë COVID-19 “ ka thënë Ambasadorja Bërns.