Biblioteka e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë u pajis me inventar të ri si donacion nga dy kompani shqiptare. Në shenjë falënderimi Dekanatit i Fakultetit të Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Shkup u ndau mirënjohje këtyre kompanive. Përgjegjësi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, prof.dr. Ismet Osmani tha se ky investim ka krijuar një ambient të këndshëm dhe të volitshëm për studentët, profesorët dhe lexuesit e tjerë.
