Donacion nga Sllovenia me pajisje mbrojtëse kundër Kovid-19 në vlerë prej 113.500 euro

TË FUNDIT

Në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, sot arriti dërgesë me pajisje mbrojtëse për luftë kundër Kovid-19, e dhuruar nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për 45.000 maska medicinale prej tri shtresave dhe 100.000 maska të llojit KN95, me vlerë të përgjithshme prej 113.500 euro.

“Sllovenia në këtë mënyrë iu përgjigj kërkesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmë ndërkombëtare për kontrollimin e përhapjes së koronavirusit dërguar BE-së gjegjësisht Qendrës për Koordinim të Rasteve Urgjente (ERCC) dhe siguroi ndihmë materiale përmes Qeverisë së Republikës së Sllovenisë”, njoftuan sot nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup.

Siç qëndron në kumtesë, ky është donacioni i dytë nga Republika e Sllovenisë për një shtet mik gjegjësisht Sllovenia ishte e para e cila në prill të vitit 2020, dërgoi ndihmë në Maqedoninë e Veriut në lloj të pajisjes mbrojtëse.

Në emër të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup, dërgesën e dorëzoi ambasadori Millan Predan, ndërsa në emër të Maqedonisë së Veriut dërgesën e pranoi Zulfiqar Zejnullahu, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili e falënderoi qeverinë sllovene për ndihmën dhe solidaritetin. Pajisja mbrojtëse në bazë të propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, theksohet në kumtesë, do të shpërndahet në disa spitale të shtetit. 

TË NGJAJSHME