Artistët shqiptarë, Don Xhon e Butrint Imeri së fundmi erdhën me bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Corazon”.
Këngë kjo, e cila nisi kohë më parë të shpërndahej në rrjete sociale, e ende pa u lansuar e finalizuar tashmë ishte bërë një hit.
Këtij suksesi po i gëzohen shumë dyshja, ku kanë ndarë edhe listën e vendeve në të cilat “Corazon” rënditet në vendet e para.
Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani, Itali, Maqedoni e Veriut e Suedi janë vendet në të cilat ky projekt listohet i pari.


Ndërkaq, “Corazon” në vetëm katër ditë ka mbledhur mbi 6 milionë shikime në Youtube./21Media
