Doli nga shtypi monografia “15 vite festë futbolli”

Must Read

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në...
- Advertisement -

Doli nga shtypi monografia  “15 Vite Festë Futbolli” e autorit Shaban Sinani. Tashmë pesëmbëdhjetë vite në Tetovë, Durrës, Pejë, Ulqin dhe Tërnoc, futbolli për fëmijët frymon shqip. Janë këto qytete shqiptare që sollën këtë turne mbarëkombëtar në fushat e tyre sportive në radhë të parë për të promovuar miqësinë ndërshqiptare tek gjenerata më e ndjeshme, ajo e moshës deri 15 vjeçare dhe për të lidhur ura bashkëpunimi ndërmjet këtyre qyteteve edhe në sfera të ndryshme jashtë sportive.

“Projekti i Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë, kombinohet motivimi, sporti dhe kultura ndaj edhe unë si zëdhënës i këtij manifestimi gjithë kombëtar por dhe si gazetar sportiv isha i obliguar që të grumbulloj të gjitha materialet dhe faktet nga 15 turnetë e zhvilluara që të dokumentohen për t’iu shërbyer gjeneratave që vijnë për të mësuar për ndodhitë sportive në rrafshin mbarëkombëtar në dy dekadat e fundit. Jam krenar me faktin se puna shumëvjeçare u materializua me daljen në dritë të librit “15 Vite Festë Futbolli”, deklaroi Shaban Sinani autor i librit.

- Advertisement -

Ai më tej shtoi se duke pasur parasysh se qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individuale dhe zhvillimin e kreativitetit, shfrytëzoj rastin të falënderoj ideatorin Naim Kërçukun ish drejtorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, koordinatorin për qytetin e Tetovës Muzafer Livoreka dhe te gjithë koordinatorët të qyteteve pjesëmarrëse për bashkëpunimin në grumbullimin e fakteve”.

”Përmbledhja e këtyre aktiviteteve është një dëshmi e kohës, se barrierat që i shkaktojnë kufijtë e shumtë në copëtimin e trojeve etnike shqiptare, nuk mund ta ndajnë e copëtojnë shpirtin e shqiptarëve. Këto ngjarje të gjeografisë shqiptare vunë vulën e një ardhmërie pikërisht te gjeneratat e reja duke ndërtuar ura afrimi e bashkëpunimi se gjaku i shqiptarit është një. Shoqërimi i fëmijëve në familjet nikoqire dëshmon për traditën shekullore të mikpritjes shqiptare”, deklaroi redaktorja e këtij libri Sadije Aliti.

- Advertisement -

Për hartimin e kësaj  monografie  janë shfrytëzuar  kontributet e bëra   në gazetën  e përditshme në  gjuhën shqipe FAKTI, gazeta elektronike Yll Press, në TV Art, Art Channel dhe Klan Maqedoni.

Financimin e këtij libri e përkrahën Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Tetovës e cila gjithmonë ishte në përkrahje të këtij projekti. Promovimi i këtij libri parashihet të bëhet në pesë qytetet ku edhe është zhvilluar Turneu Mbarëkombëtar i Futbollit për Fëmijë./MIA

- Advertisement -

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...

Besim Hoda propozon që sallat e dasmave të kthehen në klasa për vazhdim të mësimit

Analisti Besim Hoda në emisionin debatik Click Plus në TV21, propozoi që sallat e dasmave të kthehen në klasa për vazhdim të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -