A do të thotë iniciativa e kryeministrit bullgar Kirill Petkov për garancitë të Brukselit, dokument i ri ose protokoll. Petkov pas konferencës për siguri e cila u mbajt në Munih tha se është planifikuar që Shkupi dhe Sofja t’i dorëzojnë Komisionit evropian propozim të përbashkët i cili mund të jetë pjesë e kornizës negociuese, duke e theksuar vendosjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Ministri i jashtëm Bujar Osmani thotë se na duhen garanci edhe neve edhe Bullgarisë, por se nuk dihet se si do ta pranojnë këtë gjë vendet anëtare të BE-së.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM
Së pari vendet anëtare duhet ta tregojnë qëndrimin e tyre, ka vende që janë shumë të ndjeshme për çështjen e bilateralizimit të kornizës negociuese ndërsa edhe ne kemi pozita të caktuara, çka mundet e çka nuk mundet. Ne bisedojmë, si dy pale, që të dyja palët të kemi garanci për këtë çështje, çështjet për të cilat do të arrihet marrëveshje, të implementohen. Edhe neve na duhet garanci edhe Republikës së Bullgarisë, megjithatë se çfarë do të ketë sipas propozimit portugez, ose do të bëhet doçka ndryshe, kjo do të jetë temë e bisedave.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se bisedimet me Republikën e Bullgarisë udhëhiqen në frymën e vlerave evropiane dhe se në to është kyçur edhe Komisioni evropian. Në lidhje me fotografinë e publikuar në faqen e Facebookut të Kirill Petkovit së bashku me sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Entoni Blinken ku ai është larguar, thotë se me shumë gjasa bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
Tashmë dje kishte prononcim nga ana e shërbimit për shtyp të Qeverisë bullgare se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm. Unë dhe kryeministri Petkov dhe delegacionet tona kishim me të vërtetë komunikim të shkëlqyeshëm në suaza të Konferencës për siguri që u mbajt në Munih. Dëshiroj të besoj se përgjigja që është dhënë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare është ajo që është e vërtete dhe se do të vazhdojmë me komunikim të suksesshëm edhe në të ardhmen.
Me koment në profilin e tij të Facebook-ut doli edhe kryeministri bullgar Kirill Petkov i cili ka shkruar se askush nuk do të mund të ndalojë që ai dhe kryeministri Kovaçevski të avancojnë në raportet dhe se të tjerët bëjnë provokime për shkak të raporteve të tyre të mira.
GRAFIKË: KIRILL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË
Të dy vendet në mënyrë aktive promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta, të kemi ekonomi rritëse, të kemi programe të përbashkëta arsimore, të mos kemi kufi mes dy vendeve, të mos ketë diskriminim, të mos ketë gjuhë të urrejtjes. Për shumicën këto teza duken si dëshirë, të tjerët bëjnë çfarëdolloj provokimesh që kjo të mos ndodh, ndërsa disa të tjerë thjeshtë nuk duan stabilitet në Ballkan. Unë dhe Dimitari besojmë se kjo është e mundshme dhe nuk do të biem pre e provokimeve. Gjithë palëve qëllimkeqe thjesht mund tu them se nuk do të na ndalin.
Në lidhje me kërkesën e Bullgarisë për garanci, dje edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se nevojitet reciprocitet, përkatësisht se edhe Maqedonia duhet të kërkojë garanci në proces. Përndryshe gjatë kësaj jave duhet të mbahet takimi i parë i përbashkët i grupeve të punës nga Maqedonia dhe Bullgaria nga sfera e euro integrimeve.
