Gazetarja e televizionit shtetëror rus, e cila organizoi një protestë kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, i tha BBC-së se “nuk mund të qëndronte mënjanë”.
“Unë me të vërtetë doja t’i tregoja audiencës perëndimore se rusët janë kundër luftës. Jo të gjithë rusët janë të tillë”, thotë Marina Ovsyannikova.
Ovsyannikova, e cila u gjobit me 30,000 rubla sipas ligjeve të protestës së Rusisë, tha se e dinte se do të arrestohej./21Media
