Doganat ka sekuestruar pothuajse tre mijë artikuj të kontrabanduar në disa pika kufitare – Bllacë, Tabanocë, Bogorodicë dhe Novo Sellë, përcjell TV21. Në mesin e mallrave të kapura janë veshje me marka të mbrojtura tregtare, pije alkoolike, cigare elektronike, pjesë automjetesh dhe lodra, të fshehura në automjete, autobusë e kamionë.

Vetëm në Bllacë janë zbuluar mbi 700 artikuj të ndryshëm, ndërsa në Tabanocë janë kapur 26 shishe alkool, më shumë se 200 cigare elektronike dhe një pajisje për auto-diagnostikë. Në Bogorodicë janë konfiskuar 1.200 kontrollues për Sony PlayStation dhe 650 veshje të markave të njohura, ndërsa në Novo Sellë janë kapur pjesë makinash të futura pa deklarim. Për të gjitha rastet janë ngritur procedura përkatëse ndaj autorëve.







