Do të subvencionohen faturat e energjisë elektrike, Bekteshi tregon se cilat familje mund të përfitojnë

TË FUNDIT

Vazhdon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për kategoritë më vulnerabël të qytetarëve. Këtë vit për këtë masë janë planifikuar 60 milionë denarë ose një milion euro.

Siç njoftoi sot ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, subvencioni do të jetë 600 deri në 800 denarë, ndërsa thirrja publike tashmë është publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet mund të aplikojnë më së voni deri në fund të shkurtit.

“Për një person me të ardhura deri në 18.000 denarë, për amvisëri me dy anëtarë deri në 25.000 denarë, për amvisëri deri në tre anëtarë deri në 30.000 denarë, ulja e faturës do të jetë 600 denarë, ndërsa për amvisëri me katër anëtarë me të ardhura deri në 36.000 denarë dhe për amvisëri me pesë anëtarë e më shumë anëtarë deri në 43.000 denarë, ulja e faturës do të jetë 800 denarë”, tha Bekteshi.