Do të shpallet gjendje krize 30 ditore! Shteti do të menaxhojë përkohësisht edhe me kompani private

TË FUNDIT

Gjendje krize për herë të parë në territorin e gjithë vendit do të shpallet më së voni nesër. Ky është propozimi i Këshillit për siguri kombëtare, i thirrur nga ana e Presidentit të shtetit.

“Por pasi që do të shpallet gjendje krize, atëherë Ligji për mbrojtje dhe Ligji për menaxhim me kriza, japin mundësi më të gjëra për mbështetjen e institucioneve kompetente, para se gjithash shëndetësore, nga ana e armatës”, deklaroi, Stevo Pendarovski, president.

Me vendimin e tillë, Shtabi i krizës zëvendësohet me Komitet drejtues në të cilin do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjes dhe për punë të brendshme, Komisionet për siguri pranë Kuvendit dhe opozita.

Kryeministri Zaev theksoi se sjellja e gjendjes së krizës nuk ka lidhje me orën policore. Orën policore mund ta sjellë vetëm Qeveria me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Nuk ekziston çështje më e rëndësishme për Qeverinë se aspekti shëndetësorë i krizës. Nuk shihet se ora policore ose LOCKDOWN do të jap efekt shtesë, andaj nuk propozohet. Tani dihet shumë më shumë nga shkurti apo marsi, kur filluan efektet e krizës, se si transmetohet etj”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ministri Filipçe shpjegoi se në gjithë ndërtesat e Klinikave interne do të mjekohen kovid pacientë, për shkak se në këto institucione mjekët janë internistë, specialistë, pulomog dhe internistë të tjerë që kanë përvojë në mjekimin e pacientëve me virusin korona.

“Po na pret periudhë kritike në të cilën do të kemi nevojë për kapacitete spitalore. Kjo ndodh në gjithë rajonin. Po i shohim dhe ndjekim gjendjet në vendet fqinje – rritje e madhe edhe përkundër asaj që disa vende kanë edhe masa më restriktive se ne. Gjithashtu, për fat të keq ka rritjet të rasteve të vdekjes. Në një situatë të tillë, është i mobiluar i gjithë personeli në institucionet publike shëndetësore”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Sipas Ligjit për menaxhim me kriza, gjendjen e krizës e sjell Qeveria e cila e përcakton edhe rajonin që do të përfshijë. Por vendimi i Qeverisë nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë, andaj nëse është e nevojshme do të vazhdohet. Qeveria duhet të kërkojë miratim nga Kuvendi. Përndryshe kjo është seanca e dhjetë e Këshillit për siguri që pëson pas numrit të lartë të rasteve të reja dhe viktimave nga virusi korona.