Do të shfuqizohet ndalesa për eksport të miellit në shtetet fqinje

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me prodhuesit e miellit, deklaroi se kanë sjell vendim për të shfuqizuar ndalesën për eksport të miellit në vendet fqinje. Sipas Bekteshit, kjo bëhet për arsye se gjatë periudhës me Covid 19, nuk është vërejtur rritje e çmimit të miellit dhe se në vend nuk ka mungesë të miellit dhe grurit. Me këtë vendim, shtoi Bekteshi, prodhuesit e miellit do të jenë më konkurrues në treg dhe bëhet edhe lehtësimi i importit të grurit në vend.