Fruta e perimeve këtë verë mbetën në arat, ndërsa ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se duhet ta rrisim prodhimtarinë vendore. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të ndalet rritja e çmimeve të ushqimit.
-Rriten çmimet e produkteve finale në marketet siç është djathi, kaçkavalli, qumështi…
-Pikërisht për këtë arsye duhet ta rrisim prodhimtarinë vendore. Atë e bëjmë me politikat që i propozojmë, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit.
-Qumështi i importuar nga jashtë ka çmim më të ulët se qumështi i prodhuar këtu.
-Po, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit.
-Situata paradoksale
Çmimi i blerjes i qumështit është për tre herë më i ulët se çmimi i shitjes, po kush përfiton këtu?
“Ne nuk jemi kompetentë që ta kontrollojmë këtë pjesë. Ne jemi kompetentë për të krijuar politika në pjesën e përkrahjes financiare. Për lopët që japin qumësht, do t’i rrisim subvencionet prej 3000 në 4000, kjo është përqindje e madhe. Për dhentë dhe dhitë deri në 1700 denarë për kokë. Do të japim përkrahje financiare për bagëtinë reproduktive“, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit.
Do të ndërtohen dy qendra moderne distribuese në Shkup dhe Strumicë që do të kushtojnë 54 milionë euro, paralajmëroi ministri Nikollovski ekskluzivisht në “Click Plus”. Ministria dhe Banka botërore sot do ta shpallin tenderin ndërkombëtar për zgjedhjen e kompanisë konsultative që do ta bëjë dizajnin, do të projektojë dhe do të mbikëqyr procesin e ndërtimit.
Për pasojat e sulmit kibernetik që ndodhi para pak kohe ndaj Ministrisë, Nikollovski thotë se ueb faqja e Ministrisë nuk është hakuar, por ishte dekriptuar data-baza, përkatësisht potenciali i punës. Të gjitha hapësirat e punës së të punësuarve janë dekriptuar dhe ende nuk i kanë kthyer prapa, por nuk janë goditur sistemet kyçe dhe regjistrat që i udhëheq Ministria.
