Do të ndërtohet autostradë e re prej Tetovës drejt Gostivarit, do të ketë taksa rrugore!

TË FUNDIT

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ka bërë të ditur se prej Tetovës dhe Gostivarit do të ndërtohet autostradë e re.

Autostrada siç tha ai, do të ndërtohet në trase të re dhe do të ketë të gjitha karakteristikat e një autostrade.

Për rrugën aktuale Tetovë – Gostivar, ka deklaruar se do të shërbejë për qarkullim të qytetarëve nga Tetova për në Gostivar.

“Kjo zgjidhje e autostradës ka nevojë të rindërtohet dhe kjo është në plan të Qeverisë. Ka për qëllim të ndërtohet një trase tjetër e qarkullimit me të gjitha karakteristikat e një autostradës”, tha Boçvarski, transmeton TV21.

Ka bërë të ditur që do të ketë taksa rrugore.

“Nëse duam të ndërtojmë rrugë më shumë, duhet të paguhen taksat rrugore”, tha Boçvarski.

LEXO EDHE:
– Syrija Rashidi pyet për rrugën deri në Qafë Thanë dhe Ligjin për Ohrin për të cilin “nuk patën pajtim BDI-ja dhe LSDM-ja”