Do të ketë dallime, por BPV-ja e të gjitha shteteve të BE-së do të shënojë rënie, tha Zhbogar në “EU Click”

TË FUNDIT

Do të ketë dallime mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në aspekt të goditjes ekonomike që do ta shkaktojë pandemia me Kovid-19, por bruto prodhimi vendor i të gjitha shteteve do të shënojë rënie.

Kështu deklaroi ambasadori i BE-së, Samuel Zhogar në emisionin “EU Click”.

“Bruto prodhimi vendor i të gjitha shteteve anëtare do të shënojë rënie. Natyrisht se do të ketë dallime mes shteteve anëtare, disa prej tyre do të vuajnë pasoja më të mëdha ekonomike, të tjerat financiare, disa prej tyre veç më kanë pësuar goditje në aspektin e turizmit. Andaj, shtetet janë në situata të ndryshme, por sigurisht që të gjitha do të goditen tej mase”, tha Zhbogar.