Gjendja në Qendrën Kombëtare të Konservimit (QKK) është shumë e keqe, si teknike ashtu edhe kadrovike, dhe urgjentisht duhet të punësojmë staf të kualifikuar, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
“Por kemi biseduar edhe për gjetjen e zgjidhjeve që do të duhet t’i sjellim në periudhën në vijim, që do të thotë të sigurohen mjete shumë më të mëdha për punë dhe do të duhet të bëhen zgjidhje të reja për punësimin e ri të stafit profesional i cili është absolutisht i nevojshëm për këtë institucion”, tha zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Anxhelina Popovska, drejtoresha e kësaj qendre tha se zbatimi projekteve ende nuk ka filluar, për shkak mjeteve të pakta të ndara, e kryesisht për shkak të mungesës së shpejtësisë së menaxhmentit të mëparshëm.
“Diskutuam për probleme serioze sa i përket reduktimit të personelit në mbrojtjen e menjëhershme në një institucion që është regjistri më i vjetër i cili ka pasur gjithmonë ekspertët më profesionistë që në fillim. Edhe pse nuk jemi përgjysmuar, kemi vetëm 1/3 e kuadrit të nevojshëm që ky institucion të realizojë kompetencën e trashëgimisë sonë kulturore më të rëndësishme”, tha Anxhelina Popovska, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare Të Konservimit.
Ministri Lutkov poashtu paralajmëroi edhe rehabilitimin dhe rivitalizimin e konakut në manastirin e Leshokut “Shën Atanasie“, dhe se vitin e ardhshëm do të ndahen mjete për tejkalimin e kushteve të tilla të gjetura me objektin.
