“Do ketë energji ngrohëse deri në fund të sezonit”. Ministri Bekteshi apelon që të mos krijohet panik

TË FUNDIT

Vizituan ngrohtoren “Lindje” në Shkup, pas çka Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Drejtori i Elektranave të Maqedonisë Vasko Kovaçevski, i siguruan banorët e kryeqytetit se do ketë mjaftueshëm energji termike deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Gjatë sezonit të dimrit dua të garantoj të gjithë qytetarët, se të gjitha parapërgatitjet janë bërë dhe qytetarët të mos krijojnë asnjëfarë paniku, për shkak se kapacitet e institucioneve janë në nivelin e duhur. Përgatitjet e teknologjisë janë në nivelin e duhur dhe të gjitha amvisëritë, kompanitë mikro të vogla dhe të mesme në vazhdimësi do jenë të furnizuara edhe me energji termike edhe me energji elektrike”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Drejtori i Elektranave Vasko Kovaçevski tha se është siguruar energji deri në fund të muajit tetor dhe pavarësisht se si do të funksionojë rrjeti privat i gazit TE-TO. Kovaçevski beson që me menaxhimin e të gjitha kapaciteteve në vend, do e kalojmë me sukses këtë sezon ngrohjeje.

Energjinë termike në termocentralet të cilat i kemi me qira nga “Adora” në ngrohtore në “Lindje” dhe “Perëndim”.  Sot në mëngjes në ora 5:50 kanë filluar ngrohtoret në temperaturën 9 gradë, kanë punuar deri në orën 9:15 kur është arritur temperatura e jashtme prej 12 gradë dhe gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 997 megavat orë energji termike, tha Vasko Kovacevski nga SHA ”EMV”

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ministri i Ekonomisë theksoi se në pjesën e tregut të rregulluar, amvisëritë, konsumatorët e vegjël dhe pjesa e tregut të lirë do të furnizohen vazhdimisht me energji elektrike nga objektet vendore gjatë gjithë sezonit dimëror. Bekteshi po ashtu tha se Maqedonia e Veriut nuk varet nga vendet e tjera dhe se jemi përgatitur të mbulojmë gjithçka brenda vendit, në mënyrë që të mos kishim rritje të çmimeve dhe të mos vareshim nga ajo që do të ndodhte në rajon, në Evropë apo globalisht.