Vlerat e gorgonzolës (djathit të mykur):
Procesi i prodhimit të gorgonzolës kërkon kujdes të madh dhe përdorim ekskluziv të qumështit të freskët të cilësisë më të lartë.
Nëse ka ndonjë mospërputhje me këto kërkesa, kjo do të nënkuptonte se elementët kryesorë të këtij djathi, që janë myku dhe bakteret e acidit laktik, nuk do të formoheshin.
Gorgonzola, para së gjithash është një produkt i shëndetshëm dhe lehtësisht i tretshëm.
Përmbajtja e yndyrës në këtë lloj djathi është shumë më e lartë se në djathërat e tjerë, e megjithatë përmban më pak kolesterol sesa një kofshë pule ose një biftek viçi.
Është një përbërës i shkëlqyer për pjatat e dyta, veçanërisht nëse shoqërohet me perime.
Falë procesit të fermentimit, gorgonzola nuk përmban gluten apo laktozë dhe për rrjedhojë, është e përshtatshme për ata që janë intolerantë ndaj produkteve të qumështit.
E pasur me vitamina B2, B6, B12, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin nervor dhe sistemin imunitar.
Për këto arsye, gorgonzola është kaq e njohur dhe e preferuar në të gjithë botën, si dhe është djathi i tretë më i rëndësishëm italian që nxirret nga qumështi i lopës./Agroweb
